Pamje të pabesueshme të hotelit pluskues që rrotullohet në cikle 24-orëshe, duke u ndërtuar në Katar (fotot)

18/03/2021 15:59

Një hotel luksoz rrotullues, që gjeneron energjinë e vet elektrike me anë të energjisë diellore, të erës dhe të baticave po ndërtohet në Katar.

Ndërtesa në formë ‘gurabijeje’ do të përdorë panele diellore e turbina ere për të prodhuar energji të pastër pa mbetje – ndërsa çatia në formë vorbulle do të mbledhë ujin e shiut për të ujitur bimësinë e tij.

Konstruksioni circular 130 000 metra katrorë do të ketë një sallë qendrore prej 2000 metra katrorë ndërsa rrotull perimetrit të tij do të gjenden 152 dhoma me ballkone private me pamje nga oqeani.

Pamja do të ndryshojë gradualisht pasi i gjithë hoteli rrotullohet rreth vetes në cikle 24 orëshe që nuk mund të vihet re nga të ftuarit.

I mbështetur nga një seri platformash pluskuese për ta mbrojtur nga ujërat e ashpër, ai do të jetë i lidhur me tokën me anë të një moli, me barka apo helikopter.

Katari është duke përshpejtuar ndërtimin e akomodimeve të reja teksa vendi i vogël i pasur me naftë në Gjirin Persik pret rreth 1.5 milionë sportdashës për Kupën e Botës vitin që vjen.

Mes masave të tjera për eventin madhor, Katari ka prenotuar dhe dy krocera gjigande me një kapacitet prej 4000 kabinash që do të ankorohen në ujërat e kryeqytetit Doha.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA