Ligji i dekriminalizimit, i inicuar nga Partia Demokratike, ndalon personat e dënuar që të kandidojnë.
Por sërish në listat e kandidatëve shfaqen persona që kanë precedentë penalë në të kaluarën e tyre. Një nga këto kandidatë është Rezeart Tusha i cili në një dokument të lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, publikuar nga mediet në Tiranë, njoftohet ndalimi i hyrjes në Zvicër edhe Lihtenshtajn.
Kandidati i PD-së i cili është në vendin e 8-të në listën e qarkut të Durrësi ka dorëzuar së fundmi në KQZ, formularin e vetëdeklarimit por ka pranuar vetëm dëbimin nga Zvicra dhe nuk shkruan asnjë rresht nëse është arrestuar pasi është kapur me 42.5 gram drogë heroinë.
Top Channel disponon formularin e deklarimit të kandidatit demokrat që deklaron se në kohën kur ishte në emigrim në vitet 1994-1995, ai është dëbuar nga shteti zviceran për tejkalim të lejes së qëndrimit, por nuk disponon asnjë dokument për të faktuar shkeljen e tij madje as kujtesën nuk e ka të mirë për ngjarjen e ndodhur.
Top Channel