Tjetër fitore për Werder Bremen në Bundesliga me bardhejeshilët që tashmë kanë hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës dhe synojnë zonën Europa League pasi janë vetëm 5 pikë larg vendit të 7-të që mbahet nga Union Berlin.

Werder triumfoi pastër në transfertën ndaj Arminia Bielefeld ndeshje e prapambetur e javës së 20-të. Golat e Sargent dhe Mohwald në pjesën e dytë i dhanë tre pikët skuadrës së drejtuar nga trajneri Kohfeld me Werderin që u ngjit në kuotën e 30 pikëve.

Paraqitje positive edhe ajo e Milot Rashicës që ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 83-të nga Selke. Për Arminian vazhdon kriza e rezultateve me Bielefeld-in që pozicionohet në vendin e 16-të me 19 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA