Modelja Emily Ratajkowski ka njoftuar lindjen e fëmijës së parë me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard.
29-vjecarja ndau lajmin me fansat e saj në Instagram për beben e shëndetshme të lindur tre ditë më parë, të quajtur tashmë Sylvester Apollo Bear.
Ajo kishte thënë më parë se nuk do të tregonte seksin e fëmijës pasi bashkë me burrin producent, janë të gatshëm të rrisin fëmijën e tyre me stilet moderne-liberale të “mospërcaktimit të stereotipeve gjinore”.
Emily shkruante më parë: “Kur unë isha shtatzënë gjithmonë pyetja e parë pas urimeve ishte ‘Çfarë do dëshiroje, djalë apo vajzë?’ Por ne do ta tregojmë këtë kur fëmija jonë të ketë mbushur moshën 18 vjeç” .
Bukuroshja brune dhe partneri i saj janë martuar në shkurt 2018 pas një romance të shpejtë.
Ata këmbyen premtimet në një gjykatë në New York City me vetëm disa të ftuar.
Emily u bë e famshme kur kërcente e zhveshur në video-klipin erotik të këngës së Robin Thicke ‘Blurred Lines’ në 2013.
Ajo më pas ka luajtur në disa filma dhe ka krijuar linjën e saj të veshjeve të banjës Inamorata katër vjet më parë.
Top Channel