Aktiviteti me kandidatët për deputetë/ Rama: Ndeshja jonë fitohet kur të hyjnë të gjitha votat në kuti

10/03/2021 12:00

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit ka përmendur disa prej tyre.

Ai ka sjellë në vëmendje Najada Çomo dhe Luljeta Bozo, dy prej figurave që u prezantuan disa ditë më parë nga kryeministri.

Rama  ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e PS në 12 qarqet e vendit. Kryeministri theksoi se ndeshja e PS-së fitohet kur hyjnë të gjitha votat në kuti dhe deri atëherë janë barazim 0 me 0.

“Najada Çomo dhe Luljeta Bozo dy përfaqësuese të denja, dy shembuj pune dhe dy histori shqiptare mes Shqipërisë dhe botës. Lavdërimi për gjithë kohën e gjatë në Londër mund të quhet një emigrant i profesionit. Edona e ka zemrën e ndarë mes Shkodrës dhe Vjenës. Atje ku ka kryer studimet dhe Vjenës që ka gjysmën e vet. Faleminderit i dhe gjithë kapitenëve tonë nëpër qarqe. Për punën, mirëkuptimin dhe përkushtimin e skuadrës. Dua të veçoj Bledi Çuçin kapitenin në Gjirokastër, duke këmbëngulur që të mos qëndronte tek objektivi bazë. E solla si një person të prekshëm, si shembullin e dikujt që është në krye të një skuadre si ajo të Gjirokastrës me parametrat e zakonshëm duke kërkuar të vendoset i treti. Dionisi la pozicionin e tij në Dibër për tu bërë pjesë e skuadrës. Faleminderit më të rinjve dhe më të rejave,Borës në Tiranë, Briseidës në Elbasan që hynë në këtë rrugë përmes platformës Deputeti që Duam. Do të jenë me ne edhe pas 25 prillit për të vijuar punën e përbashkët dhe për të harrojnë se sa shumë kemi punuar në terrenin që do të jemi ne. Ndeshja jonë fitohet kur hynë të gjitha votat në kuti dhe deri atëherë jemi barazim 0 me 0”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA