Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka komentuar listat e rivalëve të tij politikë për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama shprehet se është i zhgënjyer nga skuadra e PD-së , si dhe e konsideron listën e LSI-së, me në krye Monika Kryemadhi si: “Lista e SPAK-ut dhe OFL-së”.
Rama: Si e shoh unë karakterin e forcave që janë tanimë publikisht të përcaktuara përmes formacionit të tyre në ndeshjen e 25 prillit
PS e mishëron me formacionin e saj më shumë se asnjëherë më parë karakterin e shoqërisë. Kemi një skuadër që shkon përtej PS dhe që reflekton fuqinë tonë të vetëndryshimit, e cila është pika e parë e manualit të drejtimit të PS, që lindi në kushte dramatike, në drejtimin e Fatos Nanons e pati pikë referimi vetë ndryshimin. Jam përpjekur ta gdhend dhe ta bëj më të thellë këtë bindje, kjo është e vetmja mënyrë për një parti politike për të qenë konkurrente dhe për të mos u kthyer në një forcë që rrezaton vetëm vetveten.
Skuadra e PD-së është zhgënjyese edhe për mua , nuk besoj se ky ishte maksimumi pavarësisht situatës së vështirë që ndodhet, sepse nuk besoj që rrethi i influences i PD të jetë aq i ngushtë dhe që PD të mos ketë mundësi të ofrojë më shumë se sa kaq. Nëse lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, Listë e PD është afirmimi i fosilizimit.
Për listën e LSI nuk dua të humbas kohë, ajo është lista e SPAK-ut dhe OFL-së. Më vjen keq për shumë të rinj dhe të reja që nuk i përkasin këtij kategorizimi por janë thejsht një enturazh se mezetë mes karkalecave të tiganit të Monikës. Sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e Presidentit që shet dokrra dhe blen vota.
Top Channel