LSI me në krye Monika Kryemadhin ka dorëzuar listat në KQZ ditën e sotme.
Monika Kryemadhi kryeson listën e kandidatëve në qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. E dyta në listën e kandidatëve në Fier është Kejdi Mehmetaj.
Erisa Xhixho është e dyta në listën e qarkut Tiranë, pasohet nga Petrit Vasili, i cili është i treti në listën e kandidatëve në Tiranë, ndërsa Klajda Gjosha e katërta në Tiranë.
Ardit Cela kryeson listën e kandidatëve në qarkun e Beratit. Hajri Laçit i është besuar qarku i Dibrës.
Elona Guri kryeson listën në qarkun e Durrësit.
Endrit Braimllari kryeson listën e kandidatëve në Korçë
Erblin Bulica kryeson listën e LSI në qarkun e Kukësit. Viktor Tushaj kryeson listën në qarkun e Lezhës. Agron Cela kryeson listën në qarkun e Shkodrës, Luan Rama në Vlorë, kurse Vangjel Tavo në Gjirokastër.
Bazuar në listat e publikuara, LSI vjen në zgjedhjet e 25 prillit me lista të paplota.
Për partitë politike në vend, dita e sotme është afat i fundit që të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.
Afati i fundit për dorëzimin e këtyre listave pranë këtij institucioni është ora 00:00. Kujtojmë se opozita e bashkuar ka lidhur në marrëveshje parazgjedhore, ku përfshihen PD, LSI dhe aleatët e tyre, ndërsa PS nuk ka bërë deri tani asnjë marrëveshje.
Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe presidenti Ilir Meta i janë drejtuar me një kërkesë qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit që të shtyhet afati i kartave të identitetit që skadojnë para 25 prillit. Ndërkaq dje ambasadorja amerikane, Yuri Kim bëri paralajmërimin e fundit për partitë politike, ku u kujton që kandidatët duhet të jenë të pastër, ndërsa tha se shqetësimi më i madh i votuesve shqiptarë janë korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria.
Top Channel