Këto janë momentet e rënda kur një motoçiklist u kap në anë të një kamioni që vazhdoi rrugën pasi e goditi duke i vrarë gruan, në një autostradë në jug të Brazilit.
49 vjeçari Anderson Antonio Pereira, u detyrua të mbahej për rreth 30 kilometra kur motoçikleta e tij mbeti e bllokuar para kamionit .
Anderson dhe bashkëshortja e tij Sandra, 47 vjeçe, kishin dalë të dielën me motoçikletën e tyre që kishin blerë vetëm dy muaj më kur u goditën fatalisht nga prapa në autostradën BR-101, pranë Penha.
Sandra u vra në moment ndërsa Anderson, u cili u plagos gjatë përplasjes, në një farë mënyre arriti të dilte nga motoçikleta dhe u kap në derën e kamionit.
Shoferi nuk i vinte veshin thirrjeve të tij për të ndaluar, dhe e bëri këtë vetëm kur u detyrua nga shoferë të tjerë në autostradë.
Shoferi 36 vjeçar i kamionit dyshohet se ishte nën influencën e drogave kur ndodhi incidenti.
Pamjet e regjistruara nga shoferë të tjerë tregojnë sesi Anderson lëkundet duke u mbajtur në dorezën e kamionit, ndërsa motoçikleta e tij e përplasur qëndron e ngecur përpara turirit të kamionit.
Kur kamioni më në fund ndalon, shoferët shihen që tërheqin jashtë drejtuesin e mjetit, duke e shtrirë përtokë deri në ardhjen e policisë.
Sandra u dërgua në spital me helikopter por vdiq nga plagët në kokë. Ajo la pas një djalë 26 vjeçar.
Shoferi pritet të akuzohet për vrasje.
Top Channel