‘Rapunzel-i’ i Japonisë që nuk ka prerë flokët prej 15 vitesh: Janë arma ime e shprehjes (fotot)

08/03/2021 20:53

Një artiste që e përshkruan veten si ‘Rapunzel-i i Japonisë’, flokët e të cilës arrijnë deri në tokë pasi nuk i ka prerë prej 15 vitesh, thotë se ato janë arma e saj e të shprehurit.

Flokët e zinj të Rin Kambe arrijnë në 190 cm gjatësi dhe nuk janë prerë që kur ajo ishte 20 vjeçe, kur vajza përqafoi fenë budiste, dhe nisi të ndiqte ëndrrën për t’u bërë artiste.

Modelja e kërcimtarja nga Tokio thotë se ruajtja e flokëve të gjatë ka qenë një sfidë e vështirë, duke shtuar se përdor krem koke dhe monitoron përmbajtjen e hekurit për t’i ndihmuar ato të rriten.

Por ajo shton se flokët e saj natyrale super-të-gjata janë arma e shprehjes në kërcim. “Flokët e mia janë të drejta, të zeza dhe më pëlqen fakti që ato mund të shprehin bukurinë e Azisë. Ka njerëz në botë që i vlerësojnë por ka dhe njerëz që besojnë se janë flokë monstër. Besoj se ka opinione të ndryshme, por unë besoj se flokët natyrale sjellin maksimumin e vetë-shprehjes. Jam shumë e lumtur nëse njerëzit ndjehen mirë ku shikojnë shfaqjen time të kërcimit me stil Rapunzel.”

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA