Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 11.322 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 685 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.74 milionë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 68 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në gjithsej 28.839 numrin e vdekjeve nga virusi. Rreth 7.830 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, ndërsa deri më tani mbi 2.6 milionë pacientë të prekur nga COVID-19 janë shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë krye mbi 33.71 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 137.885 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.220.

Më 14 janar, Turqia ka nisur një fushatë masive kundër koronavirusit, duke filluar me punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarët e lartë të vendit për të inkurajuar besimin e publikut te vaksinat./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA