Neymar zbret në Times Square në New York i veshur si “rosak”, por rosak Louis Vuitton, që kushton 4500 stërlina Sokol Cikalleshi po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin Turk në prag edhe të fillimit të eliminatoreve të Botërorit të cilat startojnë për Shqipërinë në transfertën e Andorrës.
Në një intervistë për Top Channel, sulmuesi kuqezi analizon dy ndeshjet e para
“Duhet të kemi parasysh se ne gjithmonë problemin e kem ime skuadrat që janë nën nivelin tonë, prandaj Andorra është ajo ndeshje që ne duhet ta fitojmë patjetër, dhe presioni në këtë takim është i gjithi tek ne, ndërsa në ndeshjen me Anglinë nuk do të jetë presioni 100% tek ne edhe pse ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të japim maksimumin”, tha Sokol Cikalleshi, futbollist i kombëtares.
Në këtë periudhë një formë shumë të mirë veç tij po kalojnë edhe sulmuesit e tjerë si Rei Manaj apo Armando Broja.
“E rëndësishme është që performancat tona individuale të jenë në shërbim të kombëtares kështu që mendoj se do të jetë luksi i trajnerit të zgjedhë për sulmin. Ne nuk e kemi pasur asnjëherë atë problem që po luan ky apo po luan ai, nëse do të luaj dikush tjetër në maj të sulmit do të jem unë i pari ai që do ta mbështes dhe e njëjta gjë do të ndodhi nëse do të luaj unë apo Manaj, apo Broja apo dikush tjetër”, tha futbollisti.
Ndërkohë çfarë ndodh me Koniasporin, skuadrën e tij e cila javën e shkuar me golin e Cikalleshit nuk mori dot pikët e plota.
“Kemi në fundjavë ndeshjen me Fenerbahcen që është në krye të tabelës, ndërkohë ekipi im është në mesin e tabelës por kampionati këtu me 2 humbje të con në zonën e ftohtë dhe me 2 fitore mund të kapësh Evropën”, tha ai.
Po cili është synimi i Cikalleshit për këtë sezon të tijin kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje nga fundi i kampionatit.
“Unë kam shënuar 4 gola deri më tani dhe synoj q të arrij një shifër dyshifrore golash, rreth 10 gola e më sipër, nëse arrij atje do ta konsideroja këtë sezon timin shumë të mirë”, tha Cikalleshi.
Top Channel