Top Story/ Prishja e kompleksit për të ndërtuar pallate, legjendat e Partizanit: Na shembën shtëpinë!

02/03/2021 23:00

Në vitet 2000 ndaj Partizanit u ndoq një strategji denigrimi, për ta nxjerrë më pas lehtësisht në rrugë. Fillimisht, ishte konflikti që u stis me disa aksionerë italianë seriozë që ishin në klub aso kohe.

Pas largimit të tyre, sulmet nuk u ndalën as kur në krye u vu biznesmeni Albert Xhani. Ai u përball me një betejë ligjore me Ministrinë e Mbrojtjes mbi pronësinë e stemës së Partizanit.

Paralelisht u zhvillua një tjetër betejë ligjore me aksionerin e asaj kohe Paro Laçi. Mosmarrëveshjet e zbritën Partizanin deri në kategorinë e tretë.

“Kuptohet ja kështu fillon ajo, filloi kjo duke rënë nga kategoria, duke denigruar me këto forma, ishte qëllimi që klubi të kishte sa më pak cilësi sportive që kur të fillonte problem kërkesës plotë privatizimit, mos ishte në nivelin që të cohej gjithë Shqipëria po të thoshin ja shiko cfarë Partizani është” u shpreh Bujar Labinoti, Ish- Drejtor i Partizanit

“Di që në nivelin e tifozerisë, ka pasur sulme potliike në thonjza për ta dëmtuar Partizanin, por a mund të shtrihet, a mundet të mendohet dhe kjo se u aplikua për të marrë terrenet nuk di ta them por duke parë e dëgjuar shumë histori për raste tjera si ka ndodhur, nuk përjashtosh”u shpreh Eduart Prodani, Ish- Drejtor i Partizanit

Për emrat legjendarë të ekipit të kuq, sulmi ndaj Partizanit ishte shumë më tepër se sulm ndaj sportit apo ndaj një klubi të caktuar. Mbi të gjitha, u dëmtua qyteti, e ardhmja, fëmijët që kishin një kompleks për të vijuar ëndrrat e tyre.

“Ishte zonë shumë e mirë, ishte kryesorja që të gjithë, unë kam filluar që 15 vjec dhe shkonim vetë, ishte afër, edhe me këmbë shkoje ose linjat e autobuzit, unaza kombinati të conin, ishte e përshtatshme për gjithë Tiranën” u shpreh ish -futbollisti i Partiozanit, Ylli Shehu.
Emrat e mëdhenj të Partizanit ndihen zemërthyer nga shkatërrimi i klubit. Te ato terrene, Ledjo Pano ruan kujtimet me babain e tij Panajotin, një prej emrave më të mëdhenj të Partizanit.

“Unë fillova i vogël, 9 vjec në klubin Partizani, në ekipet zinxhir, deri 14 vjec, pastaj te shkolla mjeshtrisë, pas 4 vitesh u riktheva te ekipi Partizanit dhe kam kujtime nga më të bukruat se dhe vetë koha ishte e tillë, edhe si djali i Panajotit” u shpreh Ledjo Pano, Ish- Futbollist in Partizanit
“Shumë kujtime kam por u shuan të gjitha kujtimet. Unë kam milituar në klub familjarisht, një djalë futbollist, një djalë basketbollist, një vëlla shahist, një vëlla mundës, kemi qenë fmailjarisht të lidhur me Partiznain. Jetën gjakun e të gjitha aty” u shpreh Isa Tare, Ish-Drejtor Shumësportëshi Partizani

“Na dhimbset se unë kam qenë që fëmijë atje dhe është gjë tjetër kur je aty shkoni lojtarët ekipit parë, një pejsë ishin të kombatares dmth, ishin të njohur” u shpreh Ylli Shehu, Ish -Futbollist i Partizanit

“Më dhimset kompleksi se kam lënë jetën atje, kam punuar gjithë këto” u shpreh Bajram Ferra, Mirëmbajtës i terreneve sportive
Sot, ekipet zinxhir të klubit Partizani stërviten ku të munden. Diku në Yrshek, në një fushë stërviten një pjesë e ekipeve zinxhir që kanë për trajnerë futbollistët e mëdhenj të dikurshëm të klubit.

“Deri më sot besoj se akoma vuajmë se në një fushë nuk mund të bësh më shumë se maksimumi dy ekipe, ktu bëjnë 3-4 ekipe për një orë e gjysmë” u shpreh Ledjo Pano, Ish-Futbollist i Partizanit

“Tani jemi të shpërndarë dhe nuk arrijmë dot të kontaktojmë njeri me tjetrin ose ti shikojmë të gjitha ndeshjet” u shpreh ish- futbollisti i Partizanit, Ylli Shehu.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA