Një prej pronarëve kryesorë, me 35 % të aksioneve në kompleksin “Magnet” është Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pallatet nuk kanë lënë më asnjë gjurmë nga terrenet sportive. Ajo është shndërruar në një prej lagjeve më të preferuara të Tiranës sot. Ne do të tregojmë hap pas hapi se si Malltezi, duke shfrytëzuar pushtetin e vjehrrit, zaptoi truallin në mënyrë abuzive.

“Prishja e një kompleksi aq të rëndësishëm është një lajm përherë i keq, i cdo kompleksi por sidomos i Partizanit që ka qenë qendër ekselence e sportit shqiptar për dekada” u shpreh Eduard Prodani, Ish-Drejtor i Partizanit

Në vitet 1995-1999 familjet Begeja, Llagami,Alimehmeti, Vaqarri dhe Saliaga sigurojnë disa vendime për kthimin e truallit të lirë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronës. Çuditërisht, mes pretenduesve ishte edhe Jamarbër Malltezi, edhe pse nuk figuronte si aplikant i drejtëpërdrejtë në Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ai ishte një prej trashëgimtarëve të familjes Begeja, me 1/64-ën pjesë takuese, ose e thenë ndryshe pronar i 144 metër katror truall. Përmes kësaj hapësire të papërfillshme ai u fut në lojë.

“Ato ishin prapashtesa, ato privatët për ta denigruar, se ne na cuan nëvitin 95 te kjo, rrethi Tiranës, filluan cik më shumë se thanë po të privatizohet do na japin këto” u shpreh Bujar Labinoti, Ish-Drejtor i Partizanit

Familjet pretenduese kishin shkuar në gjykatë për njohjen e pronës dhe çeljen e dëshmive të trashëgimisë. Pavarësisht përçapjeve, nuk kishin arritur dot ta merrnin fizikisht terrenin pasi ligji e pengonte. Në mbi 80 raste, janë iniciuar procese për privatizim të komplekseve sportive, por, pa sukses…

Vite më vonë, për klubin Partizani do të ndiqeshin procedura të dyshimta.
“Ky është rasti i vetëm se me thënë troc, kishte interesim personal nga ish kryeministri dhe presidenti Sali Berisha, se dhëndri tij është një nga ata. Ka pas interesim të jashtëzakonshëm nga gjithë qeveria për ta realizuar atë” u shpreh Isa Tare, Ish-Drejtor Shumësportëshi Partizani.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA