Kjo javë shënon një vit që kur Giorgio Armani u bë stilisti i parë që anuloi një shfaqje mode për shkak të pandemisë.
Pas një viti me izolim dhe masa të rrepta, Armani, gjithnjë realist, prezantoi koleksionin vjeshtë/dimër 2021 me një kthim të kujdesshëm në realitet. Natyrë praktike dhe veshjet u gjallëruan nga një e gjelbër e shndritshme.
“Unë e kam dizajnuar këtë koleksion duke menduar për kohëra më të mira. Unë mendoj se ky moment kërkon mirësi, dhe ndoshta edhe një prekje të romancës. Ky është një element që thjesht lë të kuptohet, kapur nga detajet në jakë, nga dritat e dritave të kristaleve në një sipërfaqe, ose nga ngjyrat delikate dhe të habitshme. Ky është një koleksion qetësues“, thotë Armani në intervistën për “Vogue”.
I pyetur se si pandemia dhe izolimi do të ndikojë në mënyrën si do të vishemi dhe blejmë pasi të kthehemi në jetën reale, ai përgjigjet: “Ne kemi jetuar një periudhë të çuditshme dhe zakonet tona të veshjes janë ndikuar nga kërkesa për të qëndruar në shtëpi. Dhe megjithëse mund të kemi filluar të vlerësojmë komoditetin dhe lehtësinë gjithnjë e më shumë në veshjet tona, kjo ka funksionuar disi në favorin tim, pasi komoditeti është diçka që unë gjithmonë e kam parë si më të rëndësishmen për suksesin e punës sime. Nëse ndiheni rehat me rrobat tuaja, ndiheni të sigurt“.
Top Channel