Banorët e fshatit Novoselë të Vlorës ndihen të kërcënuar nga prurjet e lumit Vjosa.

Ata thonë se që kur rrjedha e tij ndryshoi lumi po u gërryen tokat bujqësore.

Lumi u ka marrë tashmë rrugën e fshatit dhe Novosela rrezikon të mos ketë më toka bujqësore në të ardhmen nëse nuk i vihet pritë lumit.

Kryetari i Fshatit Novoselë shprehet se Vjosa është një nga lumenjtë që ka prurje të jashtëzakonshme dhe mund të rrezikojë  banesat dhe urën e Mifolit.

Vrojtuesi i lumit Vjosë i cili kontrollon prurjet, tregon se vetëm gjatë një viti lumi Vjosa doli tre herë duke gërryer gati 20-40 metra sipërfaqe toke.

Në 20 vjet  lumi ka  depërtuar gati 200 metra në brendësi të tokave të fshatit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA