Në operacion ndërkombëtar droge është finalizuar në Itali ku janë goditur 2 grupe kriminale dhe janë vënë në pranga të paktën 34 persona.

Një i arrestuar është edhe në Shqipëri ndërsa arrestimet e tjera janë bërë në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma dhe Varese, në përfundim të operacionit Miracolo 2.

Së fundmi, Policia shqiptare ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me goditjen e grupit kriminal që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës në Itali dhe Shqipëri.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Miracolo II’ janë arrestuar 33 persona në Itali dhe një person në Shqipëri.

Në këtë operacion janë angazhuar policia italiane dhe forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana dhe drejtoritë e policisë Fier, Tiranë e Elbasan.

Operacioni u finalizua mëngjesin e sotëm teksa u kap dhe arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi Rosman Sulon., 28 vjeç.

Operacioni “MIRACOLO II” është në vijim të operacionit ” MIRACOLO I”, që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta.

Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II”   janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë besueshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri për të punuar përkrah partnerëve, me qëllim goditjen e krimit të organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA