Këngëtarja amerikane, Beyonce është bashkuar me organizatën, Bread of Life dhe kompaninë Adidas për të mbledhur para për banorët e Teksasit që po luftojnë me pasojat e stuhisë së dëborës “Uri”.
Më shumë se 40 njerëz humbën jetën pas stuhisë së akullit që goditi shtetin amerikan disa ditë më parë. Disa miliona njerëz aktualisht jetojnë pa ilaçe, ushqim, ujë, energji elektrike dhe ngrohje.
Aksione të shumta humanitare janë nisur në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe qindra mijëra dollarë janë mbledhur tashmë për t’i ndihmuar.
Beyonce gjithmonë e ka ndihmuar popullin e saj amerikan përmes Fondacionit BeyGOOD. Gjatë vitit 2020, këngëtarja dhuroi vazhdimisht fonde për blerjen e ushqimit, maska mbrojtëse, dezinfektues dhe ilaçe.
Përveç kësaj, fondacioni i saj shpërndau 2.5 milionë për ndërmarrjet më të vogla të kërcënuara nga pandemia.
Top Channel