Duke folur për dialogun me Kosovën, presidenti serb  Aleksandar Vuçiç, duke folur për dialogun me Kosovën deklaroi se situata për Beogradin është pothuajse e pashpresë, edhe pse shtoi se  “do të vazhdojnë luftën për të drejtat e tyre”.

Vuçiç sipas mediave në Kosovë, nga aeroporti I kryeqytetit serb ku kishte dalë të priste 150 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, ka bërë ironi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se“ai është duke ia zgjidhur Serbisë edhe zhvillimet e saj të brendshme.“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin e saj dhe të drejtat e tij, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, ishte komenti I kreut të shtetit serb kur iu kërkua të komentonte nëse Serbia ka një përgjigje për presionet e reja nga Prishtina dhe Uashingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për vazhdimin e dialogut.

“ Lërini, ata janë të gjithë të fortë dhe të mençur. Ne do t’i lëmë, ata le ta bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën”, shtoi ai duke iu referuar liderëve në Kosovë. Kurti e ka bërë të qartë në disa raste tashmë se dialogu me Beogradin nuk është prioritet I tij. fituesi I zgjedhjeve të 14 shkurtit thotë se nuk i shmanget bisedimeve me Serbinë, por kërkon të fokusohet më së pari tek drejtësia dhe punësimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA