“Duhet të falenderosh Neandertalët në qoftë se i shpëton covid-19”

19/02/2021 16:22

Njerëzit që i mbijetojnë COVID-19 me simptoma të lehta ose asimptomatikë duhet të falenderojnë Neandertalët thuhet në një studim të fundit.

Studiuesit gjetën një mutacion gjenetik që ul riskun e infektimit me COVID-19 me 22%. Ky mutacion u gjet në të gjithë provat që ata morën nga ADN-të e neandertalëve dhe në 30% të personave me origjinë euroaziatike.

Ky ndryshim gjenetik ndikon në përgjigjen e trupit ndaj viruseve të përbëra nga ARN (Acidi Ribonukleik përmban vetëm 2 baza të azotuara ndërsa ADN përmban 4) siç është COVID-19, hepatiti C, etj.

Neandertalët që u zhdukën rreth 40 mijë vite më parë jetuan në bashkësi me njerëzit e sotëm në Europë dhe Azi, por jo në Afrikë, prandaj njerëzit me prejardhje afrikane nuk e përmbajnë mutacionin dhe për rrjedhojë kanë risk më të lartë të infektimit me COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA