Brenda jetës luksoze të gruas balerinë të Kim Jong-un, dhe pasurisë së saj €5mld (fotot)

19/02/2021 18:21

Gruaja e diktatorit u pa për herë të parë në publik kësaj jave pas një vit mungese, ndërsa pas shqetësimeve fillestare për mirëqenien e saj, mediat botërore tashmë raportojnë për një stil ekstravagant jetese mes veshjeve luksosze, shampanjës dhe një pasurie prej rreth 5 miliardë euro.

Gruaja ish-balerinë e Kim Jong-un, Ri Sol-ju u shfaq për herë të parë në publik kësaj jave pas përhapjes së spekulimeve se ishte ekzekutuar.

Ajo mund të jetë martuar me një nga burrat më të fuqishëm në botë, por ashtu si me shumicën e gjërave që ndodhin në Korenë e Veriut, edhe jeta e saj private është e mbuluar me mister.

Ri bëri rikthimin e saj në sytë e publikut për festën e Ditës së Yllit të Shkëlqyer, që shënohet çdo vit me evente formale në Korenë e veriut.

Ajo besohet se jeton një jetë të mbuluar nga luksi në pallate gjigande, shampanjë të shtrenjtë e avionë privatë.

Fëmijëria e Ri në qytetin verilindor të Chongjin është gjithashtu e veshur me mister, ndërsa analistët besojnë se dhe emri i saj ëhstë një pseudonim.

Ajo ka qenë më parë mes 90 atleteve-balerina që përfaqësuan vendin në kampionatin e atletikës në Korenë e Jugut në 2005.

Ri besohet se ka qenë një këngëtare e njohur në orkestrën popullore koreane Unhasu por që prej martesës me Kim, zyrtarët komunistë janë përpjekur të fshijnë “çdo detaj të së kaluarës së saj si ‘showgirl’, duke konfiskuar këngët e publikuara apo CD-të me performancat e saj”.

Çifti besohet se janë martuar në 2009 por Ri nuk është prezantuar publikisht si gruaja e Kim deri në vitin 2012.

Çifti ka tre fëmijë – një djalë të lindur në 2010, një vajzë të lindur në 2013 dhe një i tretë i lindur në vitin 2017, gjinia e të cilit nuk është publikuar, ashtu si dhe asnjë nga emrat e tyre.

Ri njihet për shijet e shtrenjta në jetën personale, në një kohë kur popullsia e Koresë së Veriut është nga më të varfrat në Azi.

Ri është parë në një kostum Chanel 9,000 dollarë dhe raportohet e zoteron një koleksion orash dore me vlerë 7 milionë dollarë.

Ndërsa Kim raportohet se zotëron 17 pallate në të gjithë Korenë e Veriut duke përfshirë dhe një pistë ajrore 500m të gjatë në Wonsan.

Rezidenca kryesore e çiftit, vila qendrore ndodhet në kryeqytetin Penian, e cila ka një bunker bërthamor të mbrojtur nga disa  njësi ushtarake, gardhe elektrike e fusha të minuara.

Ajo ka poshtë saj një linjë hekurudhore dhe tunele që e lidhin me rezidencat e tjera. Kim ka gjithashtu një ishull privat dhe çifti është fotografuar me pare në një jaht më shumë se 30 metra të gjatë. (TheSun)

FOTO GALERI
2/10
Ri me kolegen nga Korea e Jugut

Top Channel