![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/kanye-west_sd-800x450.jpg)
Sensacioni i ri i rrjetit Instagram, Paige Spiranac intrigon rregullisht 3 milionë ndjekësit e saj me foto joshëse, teksa raportohet se bukuroshja e golfit fiton më shumë para nga rrjetet sociale sesa fitojnë emra shumë më famshëm si Tiger Woods apo Rory McIlroy.
Fotot e postuara nga Spiranac janë gjithnjë me veshje të vogla dhe shumë ‘lëkurë’ në shfaqje.
Profesionistja e golfit i shoqëron pamjet me këshilla të vogla sportive, në komente apo në videot e shkurtra në rrjet.
Për cdo postim Spiranac llogaritet se fiton $14,072 sipas rrjetit të llogaritjes së fitimeve sportive BonusFinder.com.
Kjo është një shumë më e madhe nga sa fiton çdo golfist, siç është Woods që arkëton $11,646 per postim, apo irlandezo-veriori McIlroy që fiton $10,190 për çdo postim.
27 vjeçarja Spiranac nuk ka luajtur më golf profesionist që prej vitit 2016 por vetëm mban nën mbikqyrje atë që ndodh me sportin.
Ajo thotë: “Golfi është kthyer në një sport të modës tani që Tiger Woods ka fituar përsëri kampionate. Më tepër njerëz e ndjekin atë. Unë i njoh ata djem, janë të mrekulueshëm. Por mendoj se nuk i thonë gjërat siç duhet pasi kanë frikë se humbasin sponsorat, ose marrin komente urrejtjeje nga komuniteti i golfit”.
Top Channel