Analisti Frrok Çupi interpreton zgjedhjet parlamentare në Kosovë si një proces që mbylli një krizë për të hapur një krizë tjetër.
Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm në Kosovë dhe vetë Albin Kurti i konsideroi këto zgjedhje si referendum.
Analisti, Frrok Çupi bën një krahasim me zgjedhjet e vitit 1992 në Shqipëri. “Edhe në vitin 1992 Partia Demokratike fitoi si referendum dhe humbi pas 4 muajsh. Në këto zgjedhje, kemi një parti që fiton pa e ditur se ç’po bën, është një parti një aleancë”.
Sipas tij, sërish Kosova do të përballet me krizë. “Kjo është një krizë që krizë që zgjidhi një krizë. Kosovë shumë mirë që e bëri këtë gjë, zgjodhi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin që të mbyllte një krizë. Por, tani hyn në një krizë tjetër dhje mandati nuk mund të shkojë deri në fund”.
Ndërsa procesin zgjedhor, të zhvilluar qetësisht dhe që tregoi qytetari, Çupi e argumenton: “Në Kosovë përgjithësisht janë bërë zgjedhje shumë të mira qytetare, në Kosovë ka qytetari më të zhvilluar. Në Kosovë ka qytetarë në rrugë pastaj në shtet. Në Shqipëri, qytetaria është goditur”.
Top Channel