Përgjimet e SPAK/ Gazetarja Hoxha: Më 15 shkurt pritet shkarkimi i prokurorit Memia. Ka heshtur për lirimin e të burgosurve

11/02/2021 21:33

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbuluar skemën korruptive në të cilën është e përfshirë gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe 9 të dyshuar të tjerë.

Burime për gazetaren Anila Hoxha thotë se më 15 shkurt, KLP pritet që të shkarkojë edhe prokurorin Bujar Memia, i cili dyshohet se ka heshtur për lirimin e të burgosurve nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Anila Hoxha: Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të dyshuar të tjerë akuzohen nga SPAK për korrupsion. Ata ranë në qarkun e drejtësisë për shkak të hetimeve të nisura në qershor të vitit 2020, pak ditë pasi ILD kishte nisur hetimet për gjyqtaren e parakohshëm për lirimin e parakohshëm për lirimin e Billës,  një ish i dënuar i përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar që fitoi lirinë në Shqipëri. Në hetimet paraprake sipas burimeve të SPAK, nisën bisedat e para për lirimin një të burgosuri të quajtur Gazmir Nezaj, nën ndikimin e shtetasit Isuf Tanuzi, i cili njihte avokatin Aldo Tabaku. Negociohej për të liruar këtë shtetas me ndërmjetësimin e Tabakut që kishte njohje të afërt me gjyqtaren e Krujës.

Për disa muaj SPAK zhvillon hetime dhe përgjime intensive, por në muajin tetor 2020, gjyqtarja Hoxha e refuzon kërkesën për lirimin e parakoshëm të Gazmir Nezaj, ndërsa ishin bërë diskutime për pagesën e caktuar. Ndërkohë, tentativa tjetër nis me shtetasin Altin Skëndaj, i cili në përgjimet intensive të SPAK, në një moment me  bashkëpunëtorët e tij shprehet se “ashtu ishte vepruar edhe me të”. Altin Skëndaj komunikon me Aldo Tabakun për lirimin e një shtetasi tjetër të dënuar dhe aktualisht ndodhet tani në burg, Saimir Petanin. Saimir Petani u soll në Shqipëri në majin e 2020, u ekstradua për akuzën e vrasjes. Nisin diskutimet, negociatat për emrat e mësipërm dhe më 2 shkurt, sipas burimeve të sigurta të Top Channel, thanë se gjyqtarja ul 6 muaj burg për Petanin, për të cilën ishte negociuar nga një ish i burgosur me ndihmën e avokatit dhe parashikoi që Petani të dilte nga burgu në fillim të muajit prill. Më pas hapen dhe dosje të tjera paralelisht persona që kanë rënë në rrjetën e SPAK krejt rastësisht.

Mjeku Edvin Prifti përgjohej nga SPAK sepse ishte kontaktuar nga sekretarja Mallkuçi, e cila kishte ndryshuar renditjen për të burgosurin e parë dhe kishte vendosur gjyqtaren Enkelejda Hoxhën. Mallkuçi kërkonte shërbim për ndërhyrje për nënën e saj dhe për këtë shërbim dyshohet se i pagoi 2 mijë euro mjekut në Tiranë ndërsa kjo dosje është e veçuar nga 10 të dyshuarit të tjerë.

Pritet që javën që vjen, veç arrestimit të gjyqtares, KLP pritet të mblidhet me urgjencë për një kërkesë tjetër të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që sakaq prej javësh kërkesën me prioritet për shkarkimin e Enkelejda Hoxhës, e kritikuar, e diskutuar që në janarin e 2020, atëherë kur deklaroi dhe liroi nga burgu një tjetër të dënuar të përjetshëm. Për këtë gjyqtare, ILD ka kërkuar shkarkimin, ndërsa në 15 shkurt, KLP do të shqyrtojë dhe kërkesën për shkarkimin e prokurorit Bujar Memiaj, i cili është prokuror në Prokurorinë e Krujës në shkallën e parë dhe shihet si një person që nuk ka kryer detyrën e tij me seriozitet apo ashtu sikurse ILD e konsideron, nuk ka zbatuar drejtësinë e dukshme. Sipas ILD, nuk e ka zbatuar detyrën sa kohë ka heshtur për lirimin e personave të cilët i ka shpallur gjyqtarja Enkelejda Hoxha. 

Sa i përket hetimeve të SPAK, Hoxha jep detaje se si ka ndodhur ndërmjetësimi për lirimin e të burgosurve dhe bisedat telefonike të përgjuara nga prokuroria e posaçme.

Anila Hoxha: Hetimi është ndarë në tre episode. I pari ka lidhje me aferat korruptive në tentativat për të liruar dy të burgosur, dosja e dytë ka lidhje me aferat korruptive në mjekësi, një hetim rastësor dhe një dosje tjetër, e cila është veçuar dhe vazhdon ende. Për të tjera këto dosje, SPAK ka rënë në gjurmë bazuar në përgjimet që kanë startuar në qershor 2020 dhe bazuar në këto përgjime, më pas dhe me veprime të tjera hetimore, të konsideruara teknika speciale të SPAK, është çuar dhe të gjithë të dyshuarit janë dërguar në qarkun e drejtësisë për vepra që nga korrupsioni, gjithashtu dhe ndikimi i paligjshëm ndaj funksionarëve publik, ashtu si i mjekut në Tiranë nga një sekretare gjyqësore.

Ndërmjetësi kryesor në këtë histori korruptive është avokati Aldo Tabaku. Hoxha ka komunikim të drejtpërdrejtë me Tabakun. Ky ka negociuar në të dyja rastet për lirime dhe i fundit është për të dënuarin e ekstraduar nga Italia dhe akuzohej për vrasje dhe i janë ulur 6 muaj nga dënimi. Në një moment, duke diskutuar me familjarët e të burgosurit, Petani u thotë atyre se dhe unë kështu kam vepruar. SPAK ka pritur disa ditë deri ditën e sotme sa të verifikonte se lekët po shkonin në xhepat e gjyqtares.

Një dosje tjetër është e mjekut Shkëlqim Korbi, i cili gjatë përgjimeve rezulton se flet në telefon dhe takohet me familjarë të Petanit. Korbit i kërkojnë të bëjë ekspertizë të rreme, në bazë të së cilës gjyqtarja Hoxha do të lironte Petanin. Më vonë, përgjimet thonë se Hoxha nuk e pret ekspertizën e rreme por e shpall vendimin. Ndërsa Korbi vazhdon dhe bie në një grackë tjetër e po diskuton për një të burgosur tjetër në burgun e Burrelit. Në një moment ai vendos ekspertizën në favor të të burgosurit. Nëse kanë vepruar si grup, do të flasë SPAK. Fakti është që Enkelejda Hoxha, e vendosur nën hetim nga ILD është e përfolur për lirime të personave të botës së krimit, të cilët kanë dalë nga qelia.

Top Channel