Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë publike disa modele të fletës së votimit për këtë vit.

Këto modele pritet që të miratohen pas regjistrimit të të gjitha partive dhe koalicioneve zgjedhore në KQZ për zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit.

Ndërkohë deri më tani, partitë që kërkojnë regjistrimin në KQZ janë:

Partia Demokratike
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Republikane
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Aleanca Demokristiane
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Bashkimiki Demokrat
Partia Kristian Demokrate
Partia Lëvizja e Re
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Komuniste
Partia Social Demokrate (PSD)

Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt.

Ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet. Kështu deri më datën 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputet.

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA