Foto ilustruese

Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë goditur me thikë një 30-vjeçar.

Mësohet se 30-vjeçari i cili ka marrë plagë të rënda në trup është identifikuar si G.H banues në Tiranë. Ai aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të identifikuar personat që kanë kryer këtë plagosje.

Top Channel