Tre infermieret e sanitarja, të cilat bashkëpunuan me Tiren në spitalin “Shefqet Ndroqi” duke mashtruar e shfrytëzuar personat e prekur me COVID e familjarët e tyre, kanë dalë para gjykatës ditën e sotme.

Ata janë shfaqur të rënduara psikologjikisht kokulur e duke qarë ndërsa gjykatësja bën apelin.

Infermierja Mira Bushi me zë duke u dridhur qan teksa gjyqtarja i bën apelin. “Jam infermiere”, thotë ajo . Edhe kolegia e saj Sheqerie Koci qan para gjykatëses.

Infermierja Sidorela Cela  qan duke përmendur fëmijët e saj: Kam dy fëmije të vegjël një e kam 7 një 4.

Pas arrestimit të Tire Allderivishit, më 8 shkurt u arrestuan edhe 3 infermiere e 1 sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilat kanë bashkëpunuar me të akuzuarën.

3 infermieret dhe një sanitare janë ndaluar nga agjentët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar. Në spitalin ‘’Shefqet Ndroqi’’, ato kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me Covid-19 dhe familjarëve të tyre.

Para gjykatës dolën: Mira Bushi, 52 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”;  Sheqerije Koci, 61 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë,  infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”;  Sidorela Çela, 28 vjeç, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”;  Rukije Hoxhaj, 57 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë,  sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”.

Kujtojmë se Tire Alldervishiu hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID 8 milionë lekë të vjetra.  Vajza e pacientes me COVID e cila prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’,  ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i premtuar se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi sepse ajo e la edhe pa ngrënë. Ajo u la në burg pas mbajtjes së seancës gjyqësore.

Kjo ngjarje ka tronditur gjithë opinionin publik në këtë kohë të vështirë,  jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë botën.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA