Devoll – Një 41-vjeçar është arrestuar për shkak se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex”, gjatë patrullimit të tyre në afërsi të fshatit Kurilë, Devoll, kanë ndaluar me qëllim verifikimi automjetin tip “Benz” dhe gjatë kontrollit u konstatua si pasagjer në mjet K. H, 41 vjeç, banues në Devoll.

K. H., u arrestua në flagrancë dhe materialet shtesë në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 41-vjeçari.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex”, gjatë patrullimit të tyre në afërsi të fshatit Kurilë, Devoll, kanë ndaluar me qëllim verifikimi automjetin tip “Benz” dhe gjatë kontrollit u konstatua si pasagjer në mjet shtetasi K. H, 41 vjeç, banues në Devoll.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shtetasi K. H., u arrestua në flagrancë dhe materialet shtesë në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel