Strasburgu legjitimon Vettingun/ Yuri Kim komenton vendimin për gjyqtaren kushtetuese të shkarkuar

09/02/2021 15:34

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Juri Kim komentoi sot vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg për rastin e gjyqtares Altina Xhoxhaj, e cila kundërshtonte vendimin e organeve të Vettingut.

Ambasadorja Kim theksoi në Twitter se vendimi i gjykatës në rastin “Xhoxhaj kundër Shqipërisë” konfirmoi se procedurat e Vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe përjashtimi ishte proporcional.

Xhoxhaj pretendonte para trupës gjykuese ndërkombëtare për një seri shkeljesh gjatë procesit të Vettingut, përfshirë të drejtën për një proces të rregullt ligjor, e zhvilluar nga një trupë e pavarur, e paanshme dhe e aftë për detyrën. Por pretendimet e saj, u hodhën poshtë nga Strasburgu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA