Rrëshqasin përsëri dherat në zonën e Currilave. 

Shirat kanë shkaktuar rrëshqitje të reja të argjilës, sasi të mëdha të të cilës kanë përfunduar në rruge. Së bashku me grumbujt e rrëshqitur kanë përfunduar në rruge dhe pisha, që janë rrezuar dhe spostuar drejt fundit të kodrës së Currilave.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe kanë përfunduar në rrugë edhe pjesë të rrjetave metalike mbrojtëse të vendosura për të frenuar rrëshqitjet.

Top Channel