Vrau dy vëllezër shqiptarë në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas thuajse tre dekadash Sokol Hoxha Një ditë pas arrestimit të tre infermierëve dhe një sanitare për ryshfet, sërish të afërmit e të shtruarve në sanatorium thonë se po paguajnë.
“Kam mamin e shtruar, ka 10 ditë këtu. Kisha dhe nusen e vëllait këtu po më vdiq. Nuk e di jam shumë e ngarkuar dhe e lodhur. Sjell ushqimet nuk e di a i çojnë. Paguna për shërbimin? Mos më pyet se sa më ka vajtur. Paguan këtu> Paguaj për çdo gjë “
Arrestimet e 3 infermiereve dhe 2 sanitareve duket se nuk e kanë përmirësuar situatën në këtë spital.
“ Kam babin këtu ka dy orë që më ka kërkuar ujë dhe endë ska ardhë njëri ta marrë. Nuk e di si është babi e shtruam mbrëmë askush nuk ka ardhë të na thotë si është gjendja e tij. “
“ Unë kisha mamin por me vdiq këtu sot në orën 5 të mëngjesit. Erdha të marr sendet personale por askush nuk po mi jep. Spitali I shtetit nuk ka ujë, jo më gjë tjetër“
“ Kam shtruar xhaxhin, të vinë të na thonë si është, nuk e dim si është. Ai nuk është në gjendje të flasë “
Në derën kryesorë të spitalit, qëndron një pirg I madh plehrash, ndërkohë që mjekët thonë që duhet të bëjmë shumë kujdes me higjenën.
Top Channel