Tiranë- Një shpërthim me eksploziv në një makinë ka ndodhur në qytetin e Kamzës ditën e sotme, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit.

Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 10:00, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin për të hapur derën ka shpërthyer.

Si pasojë e shpërthimit të fortë është lënduar lehtë në këmbë drejtues i makinës Gjon Mena, pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel, mëson se Gjon Mena është një emër i skeduar nga policia. Ai ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa dyshohet se jashtë vendit ka kryer vepra penale si grabitje, në Itali dhe Francë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin  ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti  i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili  është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel