Dy shoferët janë arrestuar ditën e sotme, pasi përplasën për vdekje 25-vjeçaren dje në Institut.

Të arrestuarit janë E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç dhe viktima është identifikuar me iniciale A. A. Nga aksidenti i djeshëm është plagosur edhe S. R., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :  E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme kanë aksidentuar këmbësoret shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, shkruan policia.

Top Channel