Ankimoi shkarkimin nga vetting-u, Strasburgu i thotë “Jo”! Rrëzohet padia e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj

09/02/2021 10:30

Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut në Strasburg ditën e sotme ka rrëzuar çështjen e ngritur nga ish-Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, në lidhje me procesin e vettingut të gjyqtarëve.

Xhoxhaj përbën të parin rast të adresimit të gjyqtarëve në lidhje me procesin e vettingut në Strasburg, ku pretendonte se mënyra e zhvillimit të procesit të vettingut ndaj shkel të drejtat e njeriut. Por Strasburgu i ka thënë ‘Jo’ duke shpjeguar se shkarkimi i saj ishte korrekt dhe i bazuar sipas ligjit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se aktualisht në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, janë 20 ankesa gjyqtarësh dhe prokurorësh të shkarkuar nga Vettingu.

Xhoxhaj ka pretenduar para trupës gjykuese ndërkombëtare për një seri shkeljesh gjatë procesit të Vetingut, përfshirë të drejtën për një proces të rregullt ligjor, e zhvilluar nga një trupë e pavarur, e paanshme dhe e aftë për detyrën.

KPK e shkarkoi gjyqtaren në mars të vitit 2018, vendim që u la në fuqi në tetor të po atij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA