Gjatë mesnatës, një automjet tip Smart, në pronësi të një 20-vjeçareje është përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të Durrësit, në orën 03:10.

Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur pjesërisht.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2021, në orën 03:10, në lagjen nr.5, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur pjesërisht mjeti tip “Smart”, në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA