Dallgë të frikshme e zogj që përpiqen ‘t’i shpëtojnë’ shiut, pamje nga gjiri i Durrësit (Fotot)

08/02/2021 12:11
Gjiri i Durrësit

Sot qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje shiu dhe dallgë, pas ditëve me diell.

Top Channel ka siguruar foto nga bregdeti, ku zogjtë përpiqen t’i shpëtojnë shiut e të gjejnë një vend tjetër. Deti ka marrë një ngjyrë gri dhe dallgët nga të qeta janë bërë të frikshme.

Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq, duke cenuar aktivitetin e sektorit të peshkimit dhe përpunimit të anijeve në portin detar më të madh të vendit. Kushtet atmosferike kanë ndikuar pjesërisht dhe në lëvizjen e trageteve në drejtim të portit italian të Barit.

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA