Mësynë ndërtesën e Kongresit/ Kanadaja shpall “Proud Boys” grup terrorist

04/02/2021 14:09

Qeveria kanadeze e shpalli grupin “Proud Boys” apo Djemtë Krenarë një  organizatë terroriste, duke theksuar se ata luajtën rol kryesor në mësymjen e ndërtesës së Kongresit amerikan në 6 janar.

Pas kësaj ngjarjeje “Djemtë Krenarë” ndodhen nën mbikëqyrje të rritur nga ana e autoriteteve.“Proud Boys” janë një grup i ekstremit të djathtë, i njohur për përfshirje në përplasje të dhunshme gjatë tubimeve politike. Kanadaja është vendi i parë që i përcakton ata si grup terrorist.Gjatë debatit mes kandidatëve për president në shtator të 2020, Donald Trump-i i nxiti që të “tërhiqeshin e të qëndronin në gatishmëri” ndërsa iu kërkua t’i dënonte ata nga drejtuesi i debatit.

Gjatë një konference, zyrtarë të lartë thanë se autoritetet i kishin vëzhguar dhe kishin mbledhur prova në lidhje me grupin “Proud Boys” që përpara  rebelimit në Kapitol, por konfirmuan se ngjarja dha informacione që ndihmuan në vendimin për të përcaktuar organizatën si terroriste. Ky përcaktim mund të çojë në sekuestrimin e pasurive të organizatës si dhe përballjen me ndëshkime më të ashpra lidhur me akte terroriste. Një zyrtar qeveritar tha se thjesht fakti që dikush është anëtar i grupit, nuk do të thotë se ndaj tij do të ngrihen akuza, por përfshirja në veprime të dhunshme do t’i përballte anëtarët e saj me akuza për vepra penale të lidhura me terrorizmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA