Djali i të moshuarës rrëfen si e gjeti nënë kur erdhi në shtëpi dhe se ai është dënuar më parë për dhunë seksuale.
Ismet Meçani tregon për “Shqipëria live” se kur erdhi në shtëpi pa nënën të dhunuar dhe të zhveshur ndërkohë që në dhomë ishte dhe Saimiri.
“Tani nëna është më mirë, por ka shenjat e dhunës. Flet shumë pak.
Atë ditë mora djalin nga Greqia, kur erdhëm këtu, gjetëm plakën. Gjetëm Saimirin me nënën, djali e pa i pari, më tha çfarë ka nëna. Tha që plaka qenka vrarë, iu afrova dhe pashë që ishte e zhveshur. Saimiri ishte ulur aty. Pyeta plakën kush të ka vrarë tha që e ka vrarë dhe zhveshur Saimiri. Pyeta Saimirin dhe i thashë si nuk ke turp.
Më parë Saimiri ka dhunuar mbesën e vet. I thashë mirë mbesën po dhe plakën. Ka ndodhur në Greqi, ka vite më parë. E ka përdhunuar, ishte 17-18 vjeç. E kanë dënuar në Greqi, pastaj e kanë falur.
Por, nuk na shkonte mendja që ta bënte te gjyshja. Plaka i tha policisë që Saimiri e ka përdhunuar, nuk e di a e ka pranuar Saimiri. Ai pinte me shumë veta, pinte alkool“.
Ismeti tregon se Saimiri ishte djali i gruas me të cilën është ndarë. Por, thotë se pavarësisht kësaj e ka pranuar Saimirn në shtëpi. “Unë e kam pranuar, por ai vinte në shtëpi të bënte ndonjë prapësi, vidhte ndonjë gjë. Tani çështjen ia kam lënë shtetit në dorë, dua të dënohet npër atë që ka bërë, inati nuk nxirret te 90-vjeçarja, e ka nxirë nga trupi dhe fytyra”, thotë djali i të moshuarës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H.K., 89 vjeçe, ku 36-vjeçari Saimir Metani ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.
Top Channel