Një zjarr dhe stuhi të forta kërcënojnë Kaliforninë, 1400 të evakuar
Mijëra të rinj Në Australi kishin mbushur sot plazhet për të festuar ditën kombëtare, duke shfrytëzuar një zbutje të rregullave kufizuese pas rënies së rasteve në kontinentin e largët.
Festuesit kishin zbarkuar në pikat e njohura turistike të bregdetit si Bondi Beach apo Gold Coast ku nisën të festonin pa distancë sociale apo maska.
Ndersa shumë të tjerë protestuan për mbajtjen e festës publike, duke zgjedhur të marshonin kundër aspekteve koloniale të historisë së vendit si abuzimet e përvetësimet kulturore, apo trajtimi i popujve aborigjenë.
26 Janari shënon ditën kur flota britanike hyri për herë të parë në gjirin e Sydney në 1788, për krinimin e kolonisë penale britanike nga e cila do te lindte Australia, duke e konsideruar vendin të papopulluar, megjithë shumë komunitete të vogla banorësh ‘indiane’vendas.
Për shumë australianë vendas aborigjenë, origjina e të ciëlve daton në ishull prej 50,000 vjetësh, kjo quhet ‘Dita e Pushtimit’.
Pesë njerëz u arrestuan sot në protestat anti-raciste ku bëhej thirrje për kthim të tokës banorëve vendas.
Ndërsa për pasardhësit e kolonizatorëve britanikë kjo është dita e festës dhe e krijimit të atdheut të tyre të ri. Ata festonin të papërmbajtur në plazhe mes temperaturave të nxehta.
Top Channel