Dritan Leli: Niveli i Vjosës mbërriti në nivele kritike, 7.5 metra në mesnatë
26/01/2021 09:04
Reshjet e shiut kanë ‘pushtuar’ të gjithë territorin e vendit gjatë natës. Së fundmi i ftuar në emisionin Wake Up, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka thënë se situata ka qenë e vështirë në qytetin bregdetar.
Niveli i Vjosës sipas tij ka shkuar deri në 7.50 m, ndërsa limiti është në 8 m. Shumë zona në Vlorë janë përmbytur duke krijuar probleme të shumta për qytetarët.
Top Channel