Disa shenja të një pamjeje të çrregullt që menjëherë i dallojmë te të tjerët, por i neglizhojmë te vetja

26/01/2021 13:56

Detajet bëjnë gjithmonë diferencën, disa gjera të vogla në paraqitjen tonë mund të na ndihmojnë të dukemi më mirë ose më keq.

Thonë se “djalli është në detaje” dhe kjo nuk mund të jetë më e vërtetë kur bëhet fjalë për paraqitjen e jashtme të vajzave dhe grave. Besimi ynë mund të shkojë nga 0 në 100 nëse shtojmë pak prekje si buzëkuqi ynë i preferuar ose një byzylyk i ri i modës. Por ka disa detaje që ne i injorojmë padashur, të cilat mund të na zvogëlojnë të gjitha përpjekjet tona.

Ndodh që ju i dalloni lehtë detajet te njerëzit e tjerë, por mos harroni t’i rregulloni te vetja juaj.

Rripat e dukshme të reçipetave!

Reçipetat janë shumë në modë tani. Sidoqoftë, është një bisedë krejt tjetër kur bëhet fjalë për reçipetat e rregullta. Ato janë të papërshtatshme në një mjedis profesional dhe në përgjithësi e bëjnë çdo veshje të duket më keq.

 Njollat e ​​deodorantit!

Është një detaj i vogël, por bën një ndryshim të madh, veçanërisht nëse keni veshur diçka të errët.

Mëngët shumë të gjata.

Mëngët tepër të gjata mund ta bëjnë këdo të duket si një fëmijë i vogël, plus që mund të jetë shumë jopraktike.

Shikoni se si të mblidhni mëngët në një mënyrë që të jetë stil. Kjo ju bën të dukeni shumë bukur. Ose thjesht kërkoni ndihmën e një rrobaqepësi që bluzet t’i përshaten masës suaj.

Make up-i që nuk përshtatet me lëkurën tuaj.

Të gjithë kemi qenë fajtorë për fondatinën që nuk përputhet me qafën tonë. Por ka disa elementë të tjerë që nuk varen nga ne. Disa produkte që përmbajnë SPF mund t’ju bëjnë të dukeni të bardhë në foto për shkak të përbërësve të tyre mbrojtës.

Nëse jeni gati për disa foto të bukura, përpiquni të përdorni një fondatinë që nuk ka SPF të lartë por kurrsesi mos neglizhoni mbrojtjen nga dielli në daljet tuaja.

Aksesorë të vjetëruar që nuk përputhen.

Aksesorët kanë për qëllim të plotësojnë veshjet tona dhe t’i bëjnë ato të dallohen. Për fat të keq, ndonjëherë mund të bëjnë që gjithçka të shkojë keq.

Nuk po themi se duhet të përputhet çanta me këpucët dhe rripin tuaj, por preferohet diçka më normale.

Këpucë që nuk përshtaten me këmbët tuaja.

Të gjithë kemi sakrifikuar rehatinë për një palë këpucë të lezetshme të paktën një herë në jetën tonë. Fatkeqësisht, është shumë e dukshme për njerëzit përreth nesh, plus që mund të bëhet e padurueshme dhe jo e shëndetshme për ne.

Rripi i pantallonave nuk është vendosur siç duhet.

Është një gabim i vogël, por ashtu siç ju e dalloni te të tjerët, edhe të tjerët do i shkojë syri te ai vendi ku rripi nuk është vendosur mirë. Për më tepër nuk është komode, sepse rripi mund të lëvizë dhe t’ju bezdisë.

Zbokth ose flokë në rroba.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një veshje të çrregullt, por gjithashtu i bën njerëzit të vënë në dyshim higjienën tuaj. Nuk ka asgjë të keqe nëse keni probleme me zbokthin, thjesht sigurohuni që t’i mbani rrobat tuaja të pastra nga zbokthi ose fijet e flokëve.

Njollat ​​e make up-it në rroba.

Është një tmerr i vërtetë kur, pasi keni mbaruar grimin, vishni bluzen e preferuar dhe përfundoni duke i shkatërruar të dyja. Sidomos në bluzat dhe këmishat e bardha, njollat e fondatinës do të duken keq. Përpiquni të vishni bluzën para make up ose thjesht të jeni më të kujdesshme.

Investoni në një pudër të mirë që vendos në vend të gjithë make up-in. Ka shumë produkte që nuk transferohen, duke mbrojtur veshjet tuaja.

Këmbë të papastra.

Sa shpesh i shikoni këmbët tuaja? Në sezonin e shapkave dhe sandaleve, nuk do të kaloni pa rënë në sy nëse keni këmbë të papastra ose të patrajtuara.

Burimi: Bright Side

FOTO GALERI
3/10
Mëngët shumë të gjata

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA