Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Pas një të diele të zhurmshme, plot emocione të forta, me hyrje të reja, por edhe me largimin e çiftit të parë, Tea dhe Andi, sot nisi një java e re për “Për’Puthen”.
Antonela është një prej hyrjeve më të reja në këtë emision dashurie, e cila ka ndezur debate të pafundme, e madje është gati të “luftojë” me Melisën dhe Ledjanën për Mevlanin!
“Kam ardh t’ju rrëmbej djemtë se s’po dini si me i kap, Mevlani është tash 3 muaj këtu dhe s’po gjen nuse. Më erdhi në backstage edhe më tha mirë që erdhe”, mjaftoi kjo deklaratë e Antonelës për të nisur debatet e forta në studio.
Antonela: Mirë që ja nxora zërin kësaj (i drejtohet Ledjanës)
Ledjana: Dëgjohem edhe pa bërtitur, erdhe për djemtë apo për të më ngrënë zërin mua
Antonela: Kam ardhur për Mevlanin. Po pse je xheloze moj vajzë.
Ledjana: Nuk jam xheloze. Mevlani e ndërron mendjen shumë shpesh.
Antonela: Ai e bëri këngën dhe ti nuk e vlerësove, nëse bën album për mua do e vlerësoj shumë.
Për të mos mjaftuar debatet mes vajzave nis një tjetër debat akoma më i fortë me Melisës dhe Mevlanit.
Mevlani: Do me i dhon mend ti? Po shif moj punët e tua… Ty ça të duhet apo je mësuar me injoruar njerëzit.
Melisa: Jo ti më injoron, se ja nise me Sindin edhe pastaj vazhdove me mua. Dua të fol edhe s’të pyes fare ty.
Mevlani: Po ca je ti që i thua ashtu asaj për Mevlanin.
Melisa: Për pllakat që i ndërron ti je i pafytyrë.
Antonela: Nëse femrat janë të lëvizshme normal që mashkulli do ndërroj pllakat.
Melisa: Para se të vije ti jam vetëm te Ledjana dhe Melisa. Për çfarë shkoi te femra re? Vetëm sepse i mbeti një mundësi bosh.
Mevlani: Ti pëlqen njeri këtu brenda? Ca pëlqen ti këtu brenda? Ik moj fallco… Për çdo gjë je fallco.
Melisa: Ke marrë rrjedhën e Fatjonit, keni fjalë dhe jo argumenta.
Mevlani: Nuk më intereson me u marr me ty.
Melisa: Mbushe egon tënde Mevlan. Jeni mësuar që hidhni vetëm grepin.
Melisa: Ishte ai që tha në momentin që do vijnë prurje të reja unë prape jam vetëm për Melisën dhe Ledjanën.
Mevlani: A më ka ngel vetëm një zgjedhje? A ka mundësi se po flas me të, ti nuk bën më pjesë këtu. (I drejtohet Melisës)
Top Channel