Katy Perry dhe Justin Trudeau shfaqen dorë për dore në Sardenjë/ Vazhdon pushimi i tyre në Europë

14/08/2026 13:12

Katy Perry dhe Justin Trudeau janë parë së bashku në Sardenjë, duke vazhduar pushimet e tyre verore në Europë.

Këngëtarja 41-vjeçare dhe ish-kryeministri kanadez 54-vjeçar u fotografuan të mërkurën, teksa mbërritën në aeroportin e Olbias, në Sardenjë.

Perry, e cila kishte vendosur kufje në kokë, zbriti nga një avion privat së bashku me Trudeau-n. Dyshja u drejtua më pas drejt automjetit që i priste dhe gjatë rrugës nga avioni te makina u panë duke ecur dorë për dore.

Këngëtarja po kalon verën në Europë, ku ka zhvilluar një seri koncertesh në festivale dhe ambiente të mëdha në natyrë. Pas përfundimit të angazhimeve muzikore, Perry dhe Trudeau janë fotografuar së bashku në disa prej destinacioneve turistike më të njohura europiane.


Dyshja është parë fillimisht në jug të Francës dhe më pas në Greqi, ndërsa tashmë kanë mbërritur në Itali, duke vijuar udhëtimin e tyre së bashku.

Katy Perry dhe Justin Trudeau u shfaqën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq në qershor, gjatë Festivalit të Filmit Tribeca. Megjithatë, thashethemet për një lidhje mes tyre kishin nisur shumë më herët.

Në korrik të vitit 2025, të dy u fotografuan duke darkuar së bashku në Montreal, duke nxitur spekulimet për një marrëdhënie mes këngëtares amerikane dhe ish-kryeministrit kanadez.

Që prej atëherë, paraqitjet e tyre të përbashkëta kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave. Edhe udhëtimi i fundit në Europë ka rikthyer interesin për raportin mes tyre, ndërsa fotografitë nga Sardenja tregojnë dyshen duke kaluar kohë së bashku dhe duke u shfaqur publikisht pa u shqetësuar nga prania e fotografëve.

Top Channel