Në rrezik për jetën, aktorja e njohur turke dërgohet me urgjencë në spital (Foto)

24/01/2021 16:42

Aktorja turke Neslihan Atagul, e njohur si Nihan në serialin “Kara Sevda”, së fundmi është dërguar me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, shkruajnë mediat turke.

Në rolin e fundit në serialin “Vajza e Ambasadorit”, ajo ka shkruar se nuk do të mund ta vazhdoj për shkak të sëmundjes.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë i them lamtumirë Nares, të cilën unë e ndjeva deri në qelizat e mia ndërsa luaja. Edhe pse e tolerova problemin që kisha prej kohësh, trupi im nuk tregoi atë tolerancë ndaj meje. Kam nevojë për pak pushim. Përshëndes ekipin tim të serialit “Vajza e Ambasadorit! Faleminderit djema. Faleminderit audiencës sonë. Ju gjithmonë na keni mbështetur. Shihemi në histori të tjera sa më shpejt të jetë e mundur…”, kishte deklaruar aktorja.

Rolin e “Nares” do e vazhdoi Tuba Buyukustun e cila do luajë në krah të Engin Akyürek.

Aktorja vuan nga koliti spastik dhe mjekët e kanë këshilluar atë të kujdeset për ushqimin, duhet të pakësojë stresin, të mos konsumojë lëndë ushqyese jo natyrale dhe me pesticide dhe ilaçe të ndryshme që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e saj.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA