Kombëtarja në Elitën e Futsal/ Ekipi i futbollit shqiptar arrin sukses në eventet europiane

23/01/2021 19:55

Përfaqësuesja shqiptare e Futsalit për herë të parë në historinë e saj ka mundur të kualifiohet për në fazën e grupeve të Elit Raund, një prag i pa prekur ndonjëherë për kuqezinjtë e sallave.

Gjithësesi gati një vit nga suksesi i tyre me Bullgarinë 4-1 ku të gjithë festonin, pandemia dhe Covid 19 jo vetëm i shtyu ndeshjet por në prag të takimeve e ka bërë me dhimbje koke trajnerin Erind Resuli .

Erind Resuli / trajner i kombëtares shqiptare të Futsal: Nga 14 lojtarë që kishim në listë 4 na kanë rezultut pozitiv.

Po çfarë do të synojë ekipi ynë në këtë fazë?

Erind Resuli / trajner i kombëtares shqiptare të Futsal: Në grupin ku jemi do të përballemi me venidn e 6 dhe 7 në europë. Niveli i vështirësisë është shumë i madh, por të shpresojmë të bëjmë më të mirën .

Shqipëria do të luaj ndeshjen e parë ndaj Kroacisë në transfertë më 27 janar ndërkohë që më 31 janar, për herë të parë do të luhet në Parkun Olimpik. Për këtë Resuli ka një falenderim të veçantë për ministrinë e shëndetësisë.

Erind Resuli / trajner i kombëtares shqiptare të Futsal: Falenderoj ministrinë që në këtë kohë të pazakontë na mundësoi të zhvillojmë këtë ndeshje në vendin tonë që është thelbësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA