Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por pasdite vranësirat do të zhvillohen të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin, por në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Reshjet do jenë intensive pasditen e së shtunës dhe të dielës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 13°C.

Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 02°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 05°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA