Mizori nga bota e egër/ Jeta e këlyshit të gazelës ndërpritet me kërcimin e parë të luaneshës ndaj kafshës (Fotot)

20/01/2021 16:26

Një luaneshë që gjuante një këlysh gezele ka provuar sërish se nuk ka gjithmonë një “fund të lumtur” siç mund të pritet në disa raste nga nëna natyrë.

Disa foto të pabesueshme kanë sjellë momentin kur një luaneshë sapo ka kapur për të vrarë në gazelë bebe, të cilën e shfaros pa asnjë nga element mëshire apo delikatese që do te pritej nga një audiencë njerëzore.

Fotografi i botës së egër Ahmed Abu Ganem hasi kafshën predatore në rezervatin Masai Mara në Kenia muajin që shkoi.

Në një seri imazhesh shihet luanesha e suksesshme që mban gazelën nga qafa mes nofullave të saj, teksa e çon në një vend të përshtatshëm për ta ngrënë.

Në një prej fotove të Ganem, luanesha shihet që shikon drejtpërdrejt nga kamera, teksa gazela varet e pashpresë nga goja e saj.

Në imazhet finale, luanesha shihet e gjakosur në fytyrë duke shijuar vaktin e saj. Ajo e mban mishin e gazelës me putrat e fuqishme teksa këput copa të mëdha nga trupi i kafshës së vogël.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel