Dorëhiqet presidenti i Ligës/ Edvin Libohova tregon arsyet e largimit

18/01/2021 15:28

Edvin Libohova i ka paraqitur anëtarëve të Ligës Profesioniste largimin nga posti i kryetarit.

Pas dy vitesh në pozicionin e Kryetarit të Ligës Profesioniste Edvin Libohova ka vendosur të largohet nga kjo detyrë duke i paraqitur anëtarëve dorëheqjen. Një vendim që lidhet me pamundësinë e tij për të ndjekur zhvillimet e ligës.

Edvin Libohova: Për shkak të ritmit dhe angazhimit maksimal që duhet në këto momente për t’u marrë me ligën dhe pamundësisë time për të qenë i angazhuar plotësisht i kam paraqitur anëtarëve dorëheqjen.

Zhvillimi më i rëndësishëm i Ligës Profesioniste deri më tani sipas Libohovës ishte njohja e problematikës më të madhe që ka futbolli me ligjin, gjë që herët a vonë do të zgjidhet.

Edvin Libohova: Rendësi ka që qeveria i njohu problemet dhe i pranoi, herët a vonë do të bëhet një ligj funksional dhe jo formal.

Aktualisht Libohova mban postin e sekretarit të përgjithshëm të shoqatës së sigurueseve në vend dhe duke e lidhur me problematikën e futbollit dhe shpenzimet ekstra për terrenet apo dëmtimet e futbollistëve.

Edvin Libohova: Ne nuk e kemi në edukatë trasferimin e riskut të shpenzimeve nga klubet tek kompanitë e sigurimit, një shpenzim, ekstra që duhet të mësohemi pasi deri dje këto shpenzime i mbulonte shteti ndërsa sot janë një kosto ekstra për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA