Prezantuesja e sportit Enxhi Biba ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
Në sfidën “Ndaje ose pije” Bibës iu bë kjo pyetje: “Enxhi, sonte në “Shiko Kush LUAN” duam të dimë sipas teje cila nga vajzat prezantuese të sportit është ajo që ti e ke patur synim të bëhesh si ajo e ta ndjekësh si shembull dhe emrin e prezantueses së sportit që sipas teje as ajo vetë nuk e di pse ndodhet në këtë profesion. Ndaje ose pije…”
Enxhi vendosi të mos pinte dhe t’i përgjigjej pyetjes duke u shprehur kështu:
“Nuk ka vajzë në Shqipëri që nuk ka menduar të jetë në sport dhe të mos jetë si Marina Vjollca!”, tha Biba teksa vazhdoi duke thënë emrin e prezantueses së sportit që sipas saj, as ajo vetë nuk e di pse ndodhet në këtë profesion: “A të rri po te Proçesi? Alesias nuk i mbetet hatri që kështu, ajo.”
Top Channel