Në puntatën e sotme në PërPuthen kanë ardhur 4 djem të rinj. Djali i parë quhet Edison.
Ai gjatë prezantimit ka thënë se është nga Tirana dhe është 33 vjeç. Më tej Edisoni ka shtuar se merret me menaxhim të një biznesi.
Edisoni: Në PërPuthen kam ardhur për gocat. Në audicione kam thënë se më pëlqen Ana dhe Melisa. Ndërsa Ledjana nuk ka qenë në atë kohë. Dhe ndoshta ndryshojnë pëlqimet. Kisha edhe preferencat. Të gjithë e kanë ndonjë.
Melisa: The se mund të ndryshojnë preferencat. Unë dhe Ana jemi ndryshe në tip.
Edisoni: Të kam parë në takime edhe me Atdheun. Nëse afrohesh me një tjetër ndoshta edhe ndryshon.
Melisa: Ti dmth nuk lufton për femrën që ta bësh të ndryshoje mendje.
Edisoni: Unë thash ca mendoj tani që tju shikoj njëherë edhe nga afër.
Edisoni: Ledjana është karakteri më i fortë këtu. Po rri shumë pasive dhe nuk do të bëjë hapin e gabuar më duket. Ledjana më duket me e mbyllur.
Top Channel