Kthehet koronavirusi në Kinë/ Raportohet viktima e parë në më shumë se tetë muaj

14/01/2021 11:53

Kina të enjten raportoi viktimën e parë nga Covid-19 në tetë muajt e fundit, ndërsa vendi po përballet me një rikthim të rasteve.

Më shumë se 20 milionë njerëz janë nën izolim në veri të vendit dhe një provincë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa shifrat ditore të infektimeve rriten pas muajsh raportimi të vetëm pak rasteve. Kina e vuri nën kontroll virusin përmes një serie izolimesh strikte dhe testimeve masive, por 138 infektime të reja u raportuan të enjten nga autoritetet, shifra më e lartë ditore kjo që nga marsi i vitit të kaluar.

Nuk janë dhënë detaje nga autoritetet e shëndetësisë për viktimën e fundit, por është thënë vetëm se ajo është regjistruar në provincën hebei, ku qeveria ka vendosur disa qytete nën izolim. Autoritetet javën e kaluar lancuan një fushatë masive testimi dhe mbyllën transportin, shkollat dhe dyqanet në kryeqytetin e Hebeit, epiqendrën e shpërthimit të fundit.

Në Xingtai, me 7 milionë banorë po ashtu është në fuqi izolimi që nga e premtja, ashtu si edhe në disa rajone të tjera. Të mërkurën madje në zonë u shpall gjendja e emergjencës dhe 37.5 milionë banorë nuk mund të dalin nga provinca. Asnjë viktimë nuk ishte raportuar në kinë që nga maji i vitit të shkuar dhe shifra zyrtare e viktimave tani është 4635.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA